Agjencia Zhurnal.mk

Moti sot me vranësira të ndryshueshme, shi dhe borë

Shkup, 27 janar, zhurnal.mk – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta me dëborë, veçanërisht në orët e paradites. Temperatura minimale do të lëvizë prej 0 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 4 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë minimale prej 2 gradë, ndërsa temperatura më e lartë e ditës do të arrijë deri në 9 gradë Celsius.

Deri të premten do të ketë kushte për reshje të përkohshme, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor e cila përkohësisht do të përforcohet në pjesët perëndimore të vendit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...