Moti sot në Shqipëri

nga D V

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht në jug, të cilat nga orët e mesditës parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës. Në mbrëmje pritet ndërprerja e tyre graduale.

Era me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht në atë jugperëndimore deri në 16m/sek shoqëruar me dallgëzim në dete 3ballë.

Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore.

Temperaturat parashikohen nga -1 në 17 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More