Moti sot përsëri i vranët dhe me shi

Shkup, 11 tetor – I ndryshueshëm dhe me reshje të përkohshme, do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Reshjet do të jenë më intensive gjatë pasdites në pjesën perëndimore, kurse në pjesën lindore do të shfaqen gjatë mbrëmjes. Në pjesën jugore të vendit, kur priten lindje të diellit do të ketë kushte për mot jostabil me reshje të shiut dhe bubullima. Do të fryjë edhe erë e dobët në drejtim juglindor, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, kurse maksimalja do të arrijë prej 11 deri në 17.

Në Shkup do të jetë kryesisht vranët dhe me reshje të kohë pas kohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 11, kurse maksimalja në 15 gradë Celsius, transmeton TV21.

Të martën dhe të mërkurën do të ndërpriten reshjet e shiut dhe do të kemi më shumë rreze të diellit.

Të enjten kthehen reshjet sërish, ku për shkak të motit të ftohtë në pjesët malore priten edhe reshje të dëborës.

Nga e marta pritet paraqitja e erës në drejtim verior.

Related posts

Forumi Prespës: Zhvillim dhe integrim më i shpejtë i rajonit pa dogana dhe pa tarifa

Z H

Salihu dha sqarime si do të funksionojë ura “ASNOM” pasi të lëshohet në përdorim

Z H

Rivaksinohen mbi 272 mijë njerëz, nesër fillon imunizimi i fëmijëve të paraqitur

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More