Moti sot shumë i ngrohtë me temperatura deri 39 gradë

Shkup, 15 korrik – Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë të përkohshme të përforcuar jugore.

 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri 39 gradë. Indeksi UV=9.

Në Shkup, kryesisht moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi jugor dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet deri 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 39 gradë.

Deri të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Të premten nga fundi i ditës do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të ketë paraqitje më të shpeshtë të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të të motit të keq.

Temperatura nga e premtja do të jetë në ulje graduale.

Related posts

Seancë e Komisionit kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji

D V

Nga sot mund të vaksinoheni edhe pa termine, vaksinimi do të zhvillohet edhe në teren

Z H

Qyteti i Shkupit vendosi për shitjen e aksioneve të KF Vardarit te pronari i ri

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More