Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Moto E7 në Evropë me specifika të mira dhe çmim tejet të lirë!

Zhurnal Ads

Modeli i fundit i telefonit të mençur të Motorolas vjen me një bateri prej 4,000 mAh, mbështetje të mbushësit të shpejtë 10W, kamera të dyfishta në anën e pasme, lexues të gjurmëve të gishtave dhe port kufjesh… mbase për të ilustruar se tiparet dikur premium tani janë lehtësisht të disponueshme në telefonat me kosto të ulët.

Shumica e specifikimeve të tjera për Moto E7 të ri janë gjithsesi më pak mbresëlënëse.

Telefoni ka një ekran me 6.5 inç, 1600 x 720 piksel IPS LCD, një procesor MediaTek Helio G25, 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë ruajtëse dhe një altoparlant mono. Ka lexues të kartave microSD për hapësirë ruajtëse si dhe mbështetje për SIM të dyfishtë.

Në pjesën e pasme të Moto E7 do të gjeni një kamerë primare me 48MP dhe një kamerë makro me 2MP, plus një lexues të gjurmëve të gishtave në butonin ku shihni logon e Motorola.

Moto E7 i ri po lansohet së pari në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku ka një çmim prej 120 €, respektivisht 99 funte.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Firefox për Android vjen me dizajn të ri dhe karakteristika të shumta

admin

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

S.B.

Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga uji pas dy vjetësh

admin

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook – dhe si funksionon ai?

S.B.

Instagram ka një meny të fshehtë, mësoni se si mund ta ndryshoni ikonën e saj

admin

Pse jeta e baterisë së iPhone bëhet më e shkurtër me kalimin e kohës?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...