Në datën 28.12.2020 në orën 11,15 në Shkup në udhëkryqin nga bulevari “Asnom”, “Kiro Gligorov” dhe “Serbija” ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjetit të udhëtimit “Mercedes sprinter” me targa të Serbisë, i drejtuar nga A.S.(21), dhe moped “Hamaçi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.E.(21), të dy nga Shkupi. Pas aksidentit, A.E. është dërguar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime të rrënda trupore. Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes.