Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Motra e Ronaldos publikon foto të Messit duke iu përulur portugezit

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, e ka postuar një fotografi të Lionel Messit duke e adhuruar vëllain e saj pas fitores së Juventusit 3:0 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të martën.

Ronaldo i shënoi dy gola nga penalltitë në atë ndeshje, duke i ndihmuar Juves ta arrijë një fitore bindëse në Camp Nou, falë të cilës bardhezinjve ia rrëmbyen vendin e parë katalonasve në grupin e tyre, transmeton Gazeta Express.

Triumfi ishte i rëndësishëm sepse Juventusi do t’i shmangë kundërshtarët e fortë në rundin e 16 më të mirëve në garën elitare evropiane, për dallim nga Barcelona.

Derisa Ronaldo këmbënguli pas ndeshjes se Messin nuk e ka parë asnjëherë si rival dhe se ka marrëdhënie shumë miqësore me të, motra e tij vendosi ta lartësojë vëllain e vet në rrjetet sociale duke u ulur argjentinasin.

“Mbreti im. Më i miri në histori. Krenaria e jetës sime”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë duke Messi shihet duke u përkulur asit të Juves.

Rivaliteti mes Messit dhe Ronaldos e arriti kulmin kur ky i fundit luante për Real Madridin.

Ata e kanë mbizotëruar futbollin botëror për më shumë se një dekadë, me Ronaldon që e fitoi pesë herë Topin e Artë dhe Messin që e rrëmbeu një më shumë, gjashtë.

Portugezi, megjithatë, është më i mirë në Ligën e Kampionëve kur bëhet fjalë për numrin e trofeve dhe golave, pasi i ka fituar pesë, një më shumë se Messi.

Postime të ngjashme

Kur takohen dy kampionë

T E

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

Man.Utd – Milan, super derbi i Europa Ligës

Z H

Milan, Pioli ka gati skemën e re, ja formacioni i ri i Milanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...