Motta flet pas eliminimit të Juventusit nga Kupa e Italisë: Ndihem i turpëruar

nga D V

Juventusi ka pësuar një shok, teksa është eliminuar në çerekfinale të Kupës së Italisë para adhuruesve të vet nga Empoli.

Koha e rregullt u mbyll baras 1-1, derisa pas ekzekutimit të penalltive Empoli triumfuan me rezultat 2-4.

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, nuk u përmbajt, duke shprehur keqardhje të thellë për paraqitjen e ekipit të tij.

“Ndihem i turpëruar. Ne patëm një pjesë të parë që më bën të ndihem në siklet dhe shpresoj që lojtarët e mi të ndihen të njëjtën gjë. Mund të bëjmë gabime, por jo me qëndrim. Nuk arrita të përcillja rëndësinë e veshjes së një fanelle të Juventusit. E meritonim të dilnim. Kritikat duhet të jenë të ashpra, tifozët ishin shumë të sjellshëm duke pasur parasysh atë që panë në pjesën e parë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More