Agjencia Zhurnal.mk

Mourinho dhe Ancelotti, në garë për ta zëvendësuar Pochettinon në Tottenham

Tottenhami mund të ketë opsione të shumta për të shqyrtuar nëse drejtuesit e klubit vendosin ta shkarkojnë Mauricio Pochettinon nga posti i trajnerit – përfshirë këtu Jose Mourinhon dhe Carlo Ancelottin.

Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino synon të bëhet trajnerit i ndonjërit prej klubeve më të mëdha në botën e futbollit, pasi që gjithnjë e më shumë po bindet se në Tottenham s’ka çfarë të japë më, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Express.

Por, drejtuesi i Tottenhamit, Daniel Levy, nuk dëshiron ta shkarkojë Pochettinon vetëm për shkak të 12.5 milionë eurove të cilat duhet t’ia japë argjentinasit si kompensim për shkëputjen e kontratës së tij para kohe.

Kështu që, ka shumë gjasa që trajneri të jetë ai që vendosë ta shkëpusë kontratën e tij me klubin londinez dhe ta provojë fatin e tij me ndonjë klub tjetër.

Edhe pse Tottenhami radhitet në pozitën e 14-të në tabelën e Premierligës, mediumet e mëdha sportive në Evropë raportojnë se klube si Bayern Munichu, Real Madridi e Manchester Unitedi do të ishin prapëseprapë të interesuara për argjentinasin.

Pasi që drejtuesit e klubit janë të bindur se Pochettino s’do të vazhdojë me Tottenhamin edhe për një kohë të gjatë, ata tashmë e kanë bërë një listë prej katër trajnerëve favoritë për ta zëvendësuar Pochettinon.

Trajneri i Leipzigut, Julian Nagelmann, e kryeson këtë listë, në të cilën marrin pjesë edhe Jose Mourinho, Carlo Ancelotti i Napolit dhe Eddie Howe i Bournemouthit.

Megjithatë, e përditshmja britanike, The Sun, e sheh tre-herë fituesin e Premierligës dhe dy-herë fituesin e Ligës së Kampionëve, Jose Mourinhon, si favoritin për këtë post.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...