Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Mourinho edhe kundër Bale: “Sikur të kisha pasur mundësi t’i bëja 11 zëvendësime”

Zhurnal Ads

Jose Mourinho ka shpërthyer mbrëmë pas humbjes 1-0 në Europa League nga skuadra Royal Antëerp.

Giovani Lo Celso, Steven Bergwijn, Carlos Vinicius dhe Dele Alli, startuan për herë të parë për më shumë se një muaj, dhe që të gjithë u larguan pas vetëm 45 minutave lojë.

Gareth Bale ishte i radhës që u largua pas një ore, derisa inkuadrimi i Pierre-Emile Hojbjerg, Erik Lamela, Lucas Moura, Son Heung-min Harry Kane bën pak a shumë diferencën.

“Do të kisha dashur t’i bëja 11 zëvendësime”, tha Mourinho pas katër zëvendësimeve që i bëri në pushim të pjesës së parë.

“Nuk i bëra pesë sepse kisha frikë për 45 minutat e gjatë në pjesën e dytë pa bërë ndonjë ndryshim”.

“Vetëm një person duhet kritikuar, ai jam unë. Unë zgjodha 11-shen për të startuar. Në pushim të pjesës së parë, u mundova të ndryshojë pak a shumë situatën, por nuk ishte e mjaftueshme”.

Bale nuk la gjurmë dhe kritikat që i bëri gjithë lojtarëve që i hodhi në fushë nga minuta e parë, ishin edhe për ish futbollistin e Real Madridit që po vuan ta gjejë golin te Tottenhami.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Interi dhe Arsenali fillojnë bisedimet për shkëmbimin Xhaka – Eriksen

E.E.

Ylli i Real Madridit pranon zbritjen e pagës për të rinovuar kontratën

Z H

Gjocaj Boxing Promotion dhe Arena Ring ndajnë mirënjohje për kontributin e Zhurnal në evenimentet e boksit

Z H

Deschamps: Pogba nuk mund të jetë i lumtur në Manchester

S.B.

Reagon FIFA, pasi Barcelona u pajtua për t’iu bashkuar Superligës Evropiane

admin

FIFA bën kallëzim penal ndaj ish-presidentit të vet Sepp Blatter

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...