Agjencia Zhurnal.mk

Mourinho: Erikseni mund të largohet me kokën lart

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se Christian Eriksen mund ta mbajë kokën lart nëse largohet nga klubi londinez, mes spekulimeve për një transferim potencial në Inter.

Klubi i Serisë A, Interi, raportohet se është në bisedime me Tottenhamin për ta transferuar mesfushorin danez Christian Eriksen në San Siro gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.

Eriksenit i mbaron kontrata me Tottenhamin në fund të këtij sezoni dhe ai e ka bërë të qartë se e dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij, pasi që ka qenë në Tottenham që nga viti 2013, kur u transferua nga Ajaxi.

Danezi u fishkëllye nga tifozët e Tottenhamit gjatë ndeshjes të së martës kundër Middesbrough në FA Cup, të cilën Tottenhami e fitoi 2:1. Por, Mourinho beson se ai mund të largohet me kokën lart.

“Ai luajti shumë mirë. Luajti tepër mirë, ishte shumë profesionist dhe unë këtë gjë e pres nga ai”, ka thënë Mourinho.

“Nëse vendimi i tij është për t’u larguar nga klubi, mendoj se ai duhet të largohet me kokën lart, nëse jep gjithçka nga vetja, gjë që po tenton ta bëjë për skuadrën tonë”.

“Tifozët duhet të tregojnë respekt, ne duhet të kemi gjithmonë respekt për tjetrin dhe mendoj se Erikseni u soll me respekt ndaj nesh sot”.

Së fundi, në garën për Eriksenin raportohet se është futur edhe Paris Saint-Germaini. Kjo e komplikon situatën, pasi që francezët janë të gatshëm t’ia paguajë Tottenhamin 20 milionë eurot që po i kërkon për Eriksenin, përderisa Interi i ka ofruar dhjetë milionë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...