Agjencia Zhurnal.mk

Mourinho lë të kuptohet se ka biseduar me Ronaldon për pozitën e trajnerit në Juventus

Jose Mourinho e ka pranuar se një ish-lojtar i ka kërkuar atij t’i bashkohet klub ku ai luan. Kjo deklaratë e portugezit i ka nxitur spekulimet se ai mund të ketë folur me Cristiano Ronaldon për pozitën e trajnerit të Juventusit.

Të hënën u raportua se Cristiano Ronaldo ka kërkuar që ish-trajneri i tij në Real Madrid, Jose Mourinho, të emërohet në pozitën e trajnerit të Juventusit, në vend të Massimiliano Allegrit, transmeton Gazeta Express.

Pasi Allegri u shkarkua nga pozita e trajnerit të Juventusit, trajneri portugez e zbuloi se një ish-lojtar i tij ka tentuar ta bindë atë që t’i bashkohet klubit ku ai luan.

“Njëri prej lojtarëve me të cilët kam marrëdhënie të mirë, ai luaj për një ekip dhe më ka thënë: “Duhet të vish këtu sezonin tjetër” dhe i thashë: “Ata nuk më duan””, ka thënë Mourinho.

“Ai më tha: “Fitoji tri ndeshje dhe ata do të fillojnë të të duan”. Kjo është vetëm… ne jemi profesionistë dhe e respektojmë njëri-tjetrin, edhe nëse kemi pasur reagime të këqija në fushë, në konferenca për shtyp”.

“Njerëzit nga e njëjta industri në fund të fundit e respektojnë njëri-tjetrin”.

Mourinho ka qenë i papunësuar që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit. Por, ai ka një rekord të sukseseve në Itali, ku kishte arritur ta fitonte tripletën me Interin në vitin 2010.

Trajneri portugez e kishte stërvitur Ronaldon në sezonin kur sulmuesi i arriti statistikat e tij më të mira për një sezon, kur i shënoi 46 gola në sezoni 2011/12.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...