Mourinho nuk beson në mrekulli për Ligën e Kampionëve, por i jep shpresë të madhe tifozëve të Fenerbahces për një trofe të çmuar

nga D V

Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Fenerbahces këtë verë dhe pritshmëritë janë të mëdha për të.

Gjiganti turk do të përballet me Lillen në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe kërkojnë të futen në grupe.

Megjithatë trajneri portugez ka thënë se grupet e Ligës së Kampionëve nuk janë domosdoshmëri për Fenerbahcen.

Ai ka gëzuar tifozët verdhekaltër duke thënë se klubi i tij mund të luftoj për ta fituar Ligën e Evropës këtë sezon.

“Klubi nuk më ka thënë se Liga e Kampionëve është një domosdoshmëri”.

“Do të ishte mirë nëse do të luanim në Ligën e Kampionëve, për prestigjin e klubit, për prestigjin e futbollit turk dhe në fund për prestigjin e vetë lojtarëve”.

“Nëse më pyesni nëse mund ta fitojmë , gjithçka është e mundur, por unë nuk besoj në mrekulli. Nëse më pyesni nëse mund ta fitojmë Ligën e Evropës, po”.

“Kemi lojtarë të mirë në skuadër. Kur një prej tyre lëndohet, hapen një sërë mundësish për të tjerët, ashtu siç bëjnë në stërvitje”, ka thënë Mourinho.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More