Mourinho shpërthen për humbjen në derbi ndaj Lazios: Gjyqtari dhe VAR prishën gjithçka, mungon një penallti dhe një karton i kuq

Lazio ka arritur ta fitoj derbin e kryeqytetit italian ndaj Romës me rezultat 3:2.

Ka qenë një ndeshje spektakolare me pesë gola të shënuar, ku në fund skuadra e Maurizio Sarrit festoi fitoren.

E për këtë humbje ka shpërthyer trajneri i Romës, Jose Mourinho duke akuzuar gjyqtarin dhe VAR-in.

Por portugezi fillimisht  u pyet mbi fjalët që u tha futbollistëve, kur i grumbulloi në fushë pas përfundimit të derbit.

“Ajo që u thashë lojtarëve në fushë mbetet mes nesh. Doja të flisja menjëherë me djemtë, me të njëjtin intimitet si në dhomat e zhveshjes”, tha Mourinho që shpërtheu pastaj në kritika.

Ankesat e tij ishij se gjyqtari dhe VAR nuk i akorduan Romës një penallti para aksionit kur Lazio shënoi golin e dytë me Pedron.

“Më lejoni që si fillim të them diçka pozitive: futbolli italian është përmirësuar shumë nga 10 vite më parë. Cilësia e futbollit, loja sulmues, dëshira për të fituar, të gjitha janë përmirësuar”.

“Fatkeqësisht, një lojë fantastike u prish nga gjyqatri dhe VAR. Ata nuk ishin në nivelin e duhur për këtë ndeshje. Goli i dytë mund të ishte 1-1, por shkoi 2-0. Kartoni i dytë i verdhë për Lucas Leiva ishte i rëndësishëm gjithashtu, pasi të luash kundër 10 vetëve bën diferencë. Pellegrini mori të kuq, sot Leiva nuk mori asgjë”, tha Mourinho.

Tutje trajneri portugez foli edhe për lojën që shfaqi Roma, duke thënë se ishin më të mirë në këtë ndeshje.

“Mendoj se skuadra ime ishte më e mira në fushë. Kur pëson tre gola, gabon, por dy golat e fundit i pësuam nga kundërsulme dhe i dyti ishte në një situatë ku ne prisnim penallti në favor dhe jo gol në portën tonë. Dominuam, i krijuam shumë probleme Lazios. Ata i kontrolluan minutat e fundit siç deshën, pasi gjyqtari ua lejoi diçka të tillë”.

“Jo, nuk më shqetësojnë problemet në mbrojtje. Do shqetësohesha nëse nuk do të përpiqeshim të fitonim ndeshjen, edhe pas vështirësive. Do shqetësohesha nëse do vinim këtu dhe Lazio do na dominonte 90 minuta. Ata na shënuan me kundërsulme”.

“Një skuadër që po humbet duhet të marrë përsipër rreziqe dhe ne e bëmë. I lamë hapësira Milinkovic, por edhe reaguam. E harruam shpejt gabimin dhe u përpoqëm të krijojmë gabime. Meritonim një rezultat më të mirë dhe gjyqtari ishte vendimtar në këtë ndeshje”, tha Special One.

Related posts

Donnarumman e ‘tradhëtojnë’ emocionet, nuk mund ta tregojë këtë ndjenjë

Z H

Testimi i hendbollisteve të Kosovës U-17 bëhet më 14 korrik

D V

Fury ishte më i mirë se Wilder edhe me pikë, zbulohen rezultatet e gjyqtarëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More