Agjencia Zhurnal.mk

Mourinho synon pesë transferime të reja në verë

Menaxherit të Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, thuhet se do t’i jepet një shifër e konsiderueshme parash për të shpenzuar këtë verë për blerjen e objektivave.

Spurs kanë nevojë të madhe për përforcime pasi u eliminuan nga Kupa FA dhe Liga e Kampionëve, ndërsa nuk qëndrojnë mirë as në Ligën Premier.

Dhe raportet në Gjermani pretendojnë se presidenti i Spurs, Daniel Levy, është i përgatitur të financojë disa blerje.

Sipas gazetës gjermane Bild, presidenti i klubit londinez ka ndarë 135 milionë funte apo 148 milionë euro për transferime.

Mourinho është i interesuar për kapitenin e RB të Salzburgut, Marcel Sabitzer, qendërmbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao dhe mesfushorin e Valencias, Geoffrey Kondogbia.

Portugezi gjithashtu dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e Nice, Youcef Atal dhe atë të Norwichit, Jamal Lewis, për të forcuar vijën e fundit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...