Mourinho tashmë ka ‘galaktikun’ e tij të parë: Saint-Maximin zbarkon në Fenerbahce

nga D V

Jose Mourinho dëshiron ta kthejë Fenerbahcen në krye të Superligës Turke dhe ai tashmë ka siguruar galaktikun e tij të parë për të plotësuar pozitat në sulm.

Ky është Allan-Saint Maximin , i cili vjen nga Al-Ahli (Arabia Saudite). Skuadra turke pagoi tetë milionë për ta marrë huazim deri në fund të sezonit.

Pak kohë më parë, Saint-Maximin ishte në Newcastle dhe konsiderohej si nënshkrim yll pasi shpërtheu në radhët e Nice. Për vite me radhë, ai ishte drejtuesi i një projekti me bazë pronarët e Arabisë Saudite, por filloi të zbriste në hirarki pasi erdhën yje të mëdha në St. James Park.

Megjithatë, problemet me Fair Play-t Financiar pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve dy sezone më parë e detyruan Newcastle të sakrifikojë Saint-Maximin, i cili verën e kaloi te Al-Ahli për rreth 30 milionë euro.  Një nënshkrim që u kritikua jashtëzakonisht shumë në Angli, pasi u pa si financim i fshehtë nga qeveria e Arabisë Saudite.

Tani, vetëm një vit më vonë, ai mbërrin në Turqi si ‘galaktiku’ i parë i ‘Epokës Mourinho’. Një anësor shpërthyes që së bashku me Ferdi Kadioglu pritet të krijojë një partneritet vdekjeprurës në krahun e majtë.

Ai do të kompletojë një sulm luksoz së bashku me Edin Dzeko dhe Dusan Tadic me të cilin Fenerbahce shpreson të fitojë ligën pas 11 vitesh . En-Nesyri mund të jetë transferimi i radhës, kërkesë tjetër e Jose Mourinhos.

Fenerbahce po ashtu ka afruar dy turqit e njohur, Ohuz Aydın dhe Cenk Tosun, në këtë afat kalimtar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More