Mourinho telefonon Marcelon

Trajneri i Romës Jose Mourinho ka shprehur interesim për mbrojtësin e Real Madrid Marcelo.

 

Roma ka nisuar kërkimet të gjejë një mbrojtës të majtë, për shkak të lëndimit të futbollistit të tyre Leonardo Spinazzola në “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, Mourinho ka kontaktuar Marcelon në lidhje me një transferim të mundshëm në Romë gjatë afatit kalimtar të verës.

Trajnerit portugez dëshiron të punojë sërish me ish bashkëlojtarin e tij kësaj radhe në Itali, por braziliani ka kontratë me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2022 dhe duket se përkundër interesimit të Mourinhos ai do ta respektojë kontratën e tij me ekipin nga Madridi.

Largimi i Sergio Ramos nga “Santiago Bernabeu” e ka bërë 33-vjeçarin kapiten të skuadrës dhe tani duket i vështirë një largim i tij këtë verë.

https://twitter.com/NicoSchira/status/1411695996351008770?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1411695996351008770%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Related posts

Rivaldo paralajmëron Anglinë për ‘ankthin e pamenaxhueshëm’, derisa jep edhe parashikimin se kush e fiton finalen e Euro 2020

D V

Saul në bisedime me Liverpool

Z H

Si të mos i mjaftonte skandali me vajzat e zhveshura, Rooney tani shkakton rrëmujë edhe te skuadra që është trajner

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com