MPB: 224 kundërvajtje në Shkup, 42 për ngasje të shpejtë, 20 për mospasje të patentë shoferit

Shkup, 22 shtator – Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 224 masa, mes të cilave për ngasje të shpejtë më shumë se e lejuara 42 sanksione, 20 për ngasje pa patentë shoferi, shtatë për ngasje nën ndikimin e alkoolit, dhjetë për automjete me defekt dhe të paregjistruara, kumtoi MPB.

 

Janë shqiptuar dy masa për mosmbajtje të rripit të sigurimit, katër për kalim në dritë të kuqe, pesë për shoferë fillestarë, 58 për parkim të parregullt.

Kontrollet e intensifikuara aksionale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që ta bëjnë trafikun më të sigurt. 

Related posts

Pengoi dhe ofendoi policin, arrestohet një person në Gjilan

D V

Vdesin nga COVID-19 nënë e bir nga Zhegra e Gjilanit

D V

Vidhen mbi 12 mijë franga e stoli ari në Rahovec

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More