Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

MPB dje paralajmëroi protestë, sot demanton organizatorin? Qytetarët të hutuar

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Ministria për Punë të Brendshme, dje në ora 12:35 publikoi një paralajmërim ku thuhej se sot në ora 13:30 do të mbahen protesta duke filluar nga Çairi, e deri para godinës së Qeverisë, përcjellë Zhurnal.

Për këtë arsye, sot rrugët e Shkupit ishin të stërmbushura me policë të cilët kishin dalë për të ruajtur sigurinë dhe rendin publik.

MPB këtë njoftim e dha për arsye se protesta siç thonë, ishte paralajmëruar nga personi Blerim Ahmedi.

“Nesër (26.03.2021) me fillim në ora 13:30 është paralajmëruar protestë nga parku i Çairit, deri te Qeveria e RMV-së. Nga këto arsye, SPB do të ndërmarë masa për regjim të veçantë komunikacionit. SPB apelon deri te qytetarët që të respektojnë rregullat që i japin zyrtarët policorë”, thuheshte dje në njoftimin e MPB-së për protesta.

Por, sot rreth orës 15:00 MPB përsëri doli me një demant, duke thënë se nuk kanë dashur që të hutojnë qytetarët por paralajmërimi për protesta ka qenë veçanërisht nga Blerim Ahmedi, personi që akuzon MPB-në se po tenton të hutojë popullatën.

“MPB demanton publikimin e rremë në rrjetet sociale të personit Blerim Ahmedi, kinse MPB ka dashur të sjellë në huti popullatën me paralajmërimin për protesta sot në ora 13:00.

MPB në interes të së vërtetës, e njofton opinionin se për çdo protestë të paralajmëruar ku ka nevojë për bllokim të komunikacionit, MPB njofton qytetarët që të organizojnë kalimin e tyre me vetura. Kjo protestë ishte e paralajmëruar pikërisht nga personi Blerim Ahmedi dhe MPB ka ndërmarë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e protestës”, thuhet në demantin e sotëm të MPB-së.

Ashtu edhe siç pritej, protestat nuk u mbajtën, ndërsa Bedri Ajdari deklaroi se protesta do të ketë javën tjetër më 2 prill dhe nuk janë planifikuar për sot.

Qytetarët që dje ngelën të hutuar pasi që nuk kishte asnjëfar organizimi për protesta, ndërsa MPB paralajmëroi një të tillë.

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...