Agjencia Zhurnal.mk

MPB: Djegia e xhamisë në Vërbovc të Drenasit, akt vandal dhe i papranueshëm

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike e dënon fuqishëm aktin vandal të dëmtimit dhe djegies së xhamisë në fshatin Vërboc të Drenasit.

“Ky akt padyshim kriminal synon të provokojë ndjeshmërinë e besimtarëve, e kjo është e dënueshme në çdo moment, jo vetëm në kohë delikate si kriza shëndetësore që po kalojmë. Dëmtimin e objekteve të kultit fetar, të cilitdo besimi, MPBAP-ja, e vlerëson gjithnjë si veprime dashakeqe, të cilat dëmtojnë rëndë tolerancën fetare dhe bashkëjetesën në vend “- njofton MPBAP përcjell Klan Kosova.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka kërkuar angazhim maksimal deri në gjetjen e personave përgjegjës që e kanë kryer këtë vepër, të cilët duhet të dalin para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të bëhet zbardhja sa më e shpejtë e këtij rasti.

Sveçla falënderon banorët e fshatit dhe përgjithësisht besimtarët e më gjerësisht qytetarët që janë treguar të përgjegjshëm dhe nuk kanë rënë pre e provokimeve që mund të jenë orkestruar prej qarqeve që kanë interesa në destabilizim e dobësim të shtetësisë së Kosovës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...