Agjencia Zhurnal.mk

MPB, e gatshme për zgjedhje të drejta

Shkup, 22 qershor, zhurnal.mk – MPB-ja ka formuar shtabin qendror operativ, që duhet t’i planifikoj dhe realizoj të gjitha aktivitetet zgjedhore. Janë formuar edhe shtabet lokale nëpër sektorët e punëve të brendshme që zgjedhjet më 15 korrik të kalojnë pa vërejtje.

“Trajnimet e policëve janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Shkup, dhe gjithashtu është përgatitur një aplikacion për këtë qëllim. Po merren të gjitha masat e nevojshme dhe unë mund t’i siguroj qytetarët se Ministria e Brendshme garanton se do të kemi proces zgjedhor siç kërkohet nga çdo vend evropian, që në mënyrë të sigurt të gjithë ta shprehin vullnetin e tyre në kutinë e votimit”, tha Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Sipas ligjit të ministrisë së brendshme, policët nuk duhet jashtë orarit të punës, të vendosen në funksion të partive politike. Duhet të përmbahen nga çdo provokim i aktivistëve të partive politike. MPB-ja do të intervenojë në rast se gjatë fushatës do të vërehet ndonjë parregullsi ose në ditën e zgjedhjeve regjistrohet ndonjë tentim për thyerjen e kutive të votimit ose votim familjar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...