Agjencia Zhurnal.mk

MPB fton në bisedë edhe 21 persona të tjerë për incidentin në Hasanbeg

Shkup, 17 prill – Zhurnal.mk – Në lidhje me incidentin që ndodhi para ca ditëve në Hasanbeg të Shkupit, nga ana e SPB Shkup janë ngritur padie penale për 3 persona, ndërsa në bisedë informative janë ftuar edhe 21 persona të tjerë që kanë marë pjesë në protesë, dhe nuk e kanë respektuar masën e ndalesës për lëvizje, informon Zhurnal.

Për këtë bëjnë të ditur nga MPB. Prej atje thonë se MPB do të vazhdojë të sigurojë materiale dëshmuese për personat që morën pjesë në protestë, dhe do të ngritin procedurë kundërvajtëse.

“Në periudhën në vijim, në drejtim të zbardhjes së ngjarjes, Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë për sigurimin e materialit dëshmues për personat e tjerë dhe pas përfundimit të procedurës, për të gjithë personat që vepruan në kundërshtim me ligjin do të ngriten padi penale deri tek Prokuroria Publike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në këtë drejtim, siç shtohet më tej në komunikatë, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se çdosecili që vepron në kundërshtim me ligjin do të sanksionohen./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...