Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MPB furnizohet me 40 dregerë të rinjë

Shkup, 22 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme furnizoi 40 etilometra të rinj (të njohur edhe si gregerë) të cilat do t’i dorëzohen policisë së trafikut për sanksionim të shoferëve që drejtojnë automjete nën ndikim të alkoolit. Pas furnizimit të fundit të 50 pajisjeve radarë modernë, teknikisht shumë të sofistikuara, nga MPB-ja informojnë se vazhdojnë me pajisjen e policisë së trafikut me qëllim të sigurisë më të madhe në rrugë.

“Pikërisht shoferët të cilët drejtojnë automjet nën ndikim të alkoolit janë shkaktar të një numri të madh të aksidenteve të rënda dhe për këtë sanksionimi i tyre është një ndër prioritetet e policisë së trafikut. Tani policia e trafikut ka 145 etilometra, për dallim nga vetëm tetë etilometra në vitin 2017”, informojnë nga MPB-ja.

“Investimi i përhershëm në policinë e trafikut dhe puna profesionale e nëpunësve policorë kontribuojnë për uljen e vazhdueshme të numrit të viktimave në aksidente rrugore. Me pajisjen e re në mënyrë shtesë e rrisim sigurinë e në rrugë, ndërsa në periudhën e ardhshme vazhdojmë me të gjitha furnizimet që të sigurojmë kushte maksimale për policinë e trafikut. Si rezultat i përkushtimit për krijim të mjediseve të sigurta për qytetarët, viti i kaluar është me një numër më të vogël të viktimave, ndërsa nga viti 2017 e këndej numri i viktimave në mënyrë të vazhdueshme po ulet”, thonë nga MPB-ja.

Postime të ngjashme

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...