MPB gjatë fundjavës shqiptoi 374 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 4 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme dje ka zbatuar kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara me çka janë sanksionuar 374 vozitës.

 

“Prej tyre 39 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga e lejuara, ndërsa pesë kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Pastaj, 134 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 240 jashtë vendbanimit, kanë theksuar nga MPB.

Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e trafikut dhe bashkërisht të kontribuohet për rrugë më të sigurta.

Related posts

Në rrugën drejt Tanushës arrestohen dy persona, ilegalisht transportonin prodhime

D V

Shifër rekord e aksideneve brenda 24 orëve në Shqipëri

N E

Sekuestrohet sërish kokainë në portin e Durrësit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More