MPB gjobit 163 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

 

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 163 masa prej të cilave 24 janë për tejkalim shpejtësie, 15 për vozitje pa leje, gjashtë për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se nëntë dënime janë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, shtatë për tejkalim jo të rregullt, gjashtë për rripin e sigurisë, shtatë për kalim në të kuqe dhe 60 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Gjilan, nëna raporton se vajza e saj e mitur është dhunuar seksualisht

D V

Në kufi i konfiskohen 52 mijë franga një udhëtari

D V

Polici i vrarë në Veles ka qenë dy herë i dënuar me kusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More