MPB: I kërkuar me fletarrest nga Brazili – arrestohet një shtetas i RMV-së

Një shtetas I RMV-së I kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, është arrestuar në vendkalimin kufitar Qafë Thanë në kufirin Shqipëri – RMV në Strugë.

 

Sipas policisë shqiptare, bëhet fjalë për F.V (39) nga Veleshta I kërkuar me fletarrest nga autoritetet e Brazilit, sic thuhet, për shkak të tregtisë me drogë.

“Pjesëtarët e stacionit policor kufitar Qafë Thanë, si rezultat I këmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Interpolit dhe Tiranës, gjatë hyrjes në Shqipëri, kanë mundësuar arrestimin për ekstradim në Brazil të F.V (39), banor i Veleshtës – Strugë” – thuhet në komunikatën e policisë.

Në komunikatë thuhet se Gjykata e Gjashtë Federale Penale në Rio de Zhaneiro, më 27 Nëntor të vitit 2019, ka dhënë urdhër për arrestimin e F.V për veprën penale “tregti me narkotikë’.

Aktivitetet procedurale ishin zbatuar nga ana e ekspertëve për hetime të krimit nga Komisariati I policisë në Pogradec, derisa Interpol-Tirana ndjek procedurat për ekstradimin në Brazil – thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se Stacioni Policor Kufitar në Qafë Thanë në bashkëpunim me organet e Dogënës, sikurse në të gjitha vendkalimet kufitare, në kuadër të angazhimeve për parandalimin dhe shkatërimin veprimeve të jashtëligjshme të cdo lloji, janë duke realizuart kontrolle të përforcuara ndaj analziave për rreziqe, vecanërisht në këtë periudhë kur frekuentimi I udhëtarëve dhe automjeteve është rritur për disa herë. 

Related posts

Shifër rekord e aksideneve brenda 24 orëve në Shqipëri

N E

Zhduket një vajzë në Prizren

D V

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, policia i gjeti 120 thasë miell pa dokumentacion

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More