MPB-ja e Serbisë: Faton Hajrizi edhe zyrtarisht i dyshuari kryesor për vrasjen e policit serb në Lloznicë

nga D V

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) e kanë vendosur në kërkim edhe zyrtarisht Faton Hajrizin nën dyshimin se ka vrarë një polic dhe një tjetër e ka plagosur në Lloznicë të Serbisë.

Hajrizi dyshohet për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e policit, Vjekoslav Iliq, raportojnë mediat serbe.

“Ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë komisariatin më të afërt nëse e vërejnë personin në foto ose kanë informacion për lëvizjet e tij”, njoftoi MPB-ja.

Në këtë formë, Serbia konfirmon se Faton Hajrizi tashmë është i dyshuari kryesor për ngjarjen në Lloznicë.

Theksojmë se të shtënat me armë kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa të Tutinit. Në vend është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të Artan Hajrizit.

Ky i fundit ka deklaruar për Telegrafin se dokumentet e identifikimit ia ka vjedhur i vëllau dhe se distancohet prej tij.

Ndryshe, Hajrizi u arratis më 6 korrik nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More