MPB-ja e Serbisë: Gjenden koktej molotovi, shkopinj dhe maska “fantomike” në Beograd

nga Xh M

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme serbe gjetën dhjetë kokteje molotov në një makinë në qendër të Beogradit të premten.

Rreth orës 15:20, punonjësit e policisë gjetën një makinë tip Citroen me targa gjermane të parkuar në cep të rrugëve Starine Novaka dhe Ilija Garashanina.

Në kontrollin e automjetit nga efektivët e ekipit të kundër-sabotazhit të Brigadës së Policisë janë gjetur dy thasë me dhjetë kokteje molotovi, 19 shkopinj, 31 maska“fantomike” dhe doreza mbrojtëse.

Automjeti dhe sendet janë transportuar në Drejtorinë e Policisë së Beogradit, ku policët do të vazhdojnë punën për përcaktimin e identitetit të personave të dyshuar për përgatitjen dhe shkaktimin e trazirave të mëdha.

Për nesër, 15 mars, në Serbi janë paralajmëruar protesta të mëdha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More