Agjencia Zhurnal.mk

MPB-ja kërkon mundësi për kthimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga kampet në Siri

Shkup, 15 nëntor, zhurnal.mk – Pas thirrjes së shtetasve tanë të ngujuar në kampet e emigrantëve në Siri dhe familjarëve të tyre, nga Ministria e Brendshme thonë se janë përqendruar në gjetjen e një mundësie të kthimit të tyre në vendlindje. Sipas të dhënave të MPB-së aktualisht brenda atyre kampeve ka 4 gra me 7 fëmijët e tyre, shtetas të Maqedonisë së Veriut. Numri dy i policisë, Agim Nuhiu, tha se Ministria e Brendshme së bashku me Agjencinë për Siguri Kombëtare, Ministrinë e Jashtme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale janë në koordinim që në mënyrë institucionale tu sigurojnë këtyre shtetasve kthim të shpejtë e të sigurt.

“Në ballafaqohemi me një realitet të ri sepse pamë që fëmijët dhe gratë janë në kampet e vendeve të krizës, po ndodhen pa të zot pa mbikëqyrjen e kryefamiljarëve dhe sigurisht që unë ndjej nevojën për fuqizim të koordinimeve brenda institucioneve të vendit tonë me qëllim që të rritet edhe më shumë fryma e solidaritetit dhe përkujdesjes shtetërore për qytetarët, të cilët janë viktimë dhe të lënë pa mbikëqyrje në kampet e emigrantëve në Siri”, tha Agim Nuhiu, Zëvendësministër i MPB-së.

Përderisa autoritetet në vend kanë intensifikuar masat, në nivel ndërkombëtar Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, mbrëmë u tha ministrave të jashtëm dhe zyrtarëve të lartë të 30 vendeve anëtare të koalicionit se është e domosdoshme që mijëra luftëtarë të huaj të arrestuar për mizoritë e kryera në kohën kur ISIS arriti ta shtrinte pushimin tij në Irak dhe Siri, të nxirren para drejtësisë dhe të dënohen. Në takimin e parë të një niveli kaq të lartë që kur organizata terroriste ISIS u shkatërrua plotësisht në muajin mars të këtij viti, nga DASH u tha se këta xhihadistë duhet të kthehen në vendlindjet e tyre.

“Vendet evropiane dhe të tjerë aleatë të koalicionit ndërkombëtar që luftoi grupin e Shtetit Islamik duhet të marrin mbrapsht dhe të gjykojnë shtetasit e tyre të ndaluar në Irak dhe Siri për të ndihmuar në këtë mënyrë që organizata e terrorit të mos rimarrë territoret e humbura. Shumë nga luftëtarët e huaj të prangosur janë nga Evropa, por vendet evropiane nuk kanë dëshirë t’i marrin dhe për këtë çështje, duket se ka dallime të forta mes partnerëve të koalicionit se si duhet të trajtohen ata”, u shpreh Mike Pompeo, Sekretar Amerikan i Shtetit.

Nga Komiteti kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit thonë se ekipet operative në nivel lokal dhe qendror janë duke u bërë trajtim të veçantë të risocializimit 80 shtetasve të kthyer nga vatrat e luftës nëpër Qendrat sociale të vendit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...