Shkup, 6 mars – Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me sanksionet ndaj shoferëve që kapen nga policët duke shkelur rregullat e komunikacionit.
Gjatë ditës së djeshme, 5 mars 2021, në territorin e Shkupit policët kanë shqiptuar 165 masa, mes të cilëve 28 janë për tejkalim të shpejtësisë, 21 sanksione janë shqiptuar për vozitje pa patentë shoferi, ndërkaq 10 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Sanksione janë shqiptuar edhe për përdorim të telefonit – 12, 3 masa për tejkalimin e semaforit të kuq, 4 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 5 sanksione sepse nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vizëbardha dhe 50 masa për parkim joadekuat.
Nga MPB-ja kanë apeluar që qytetarët t’i respektojmë rregullat e komunikacionit, pasi do të vazhdojnë me sanksione edhe ditëve në vijim.