Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MPB: Janë marrë të gjitha masat për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë

Shkup, 7 tetor – Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut informon se i ka marrë të gjitha masat adekuate, që ndeshjae futbollit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të zhvillohet pa probleme.

Nga MPB thonë se brenda kompetencave të tyre, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe organet e tjera kompetente, veprojnë në drejtim të garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve. Ata thonë se të gjitha masat dhe aktivitetet janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë pas mbërritjes në Shkup, gjatë ndeshjes dhe pas ndeshjes.

“MPB gjithashtu informon publikun se në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të respektuar protokollet për mbrojtje nga përhapja e COVID-19. Në të njëjtën kohë, edhe një herë, informojmë qytetarët se në përputhje me rekomandimet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, prania e publikut në ndeshje nuk do të lejohet. Vetëm duke respektuar protokollet për mbrojtje nga përhapja e COVID-19 do të ndihmojmë sa më shpejt që të jetë e mundur normalizimi i gjendjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata gjithashtu bëjnë apel tek tifo-grupet që të përmbahen nga incidentet, gjuha e urrejtjes ose mënyrat tjera të prishjes së rendit dhe qetësisë publike

Postime të ngjashme

Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

R Zh

Reklamat e qeverisë vënë në pikëpyetje lirinë e shprehjes

R Zh

Prof.dr. Vetoni Latifi sjell librin e tij më të ri mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare

R Zh

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...