Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MPB jep detaje rreth aksionit për kapjen e grupit që trafikonte emigrantë

Shkup, 15 tetor, zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme kanë realizuar aksion në disa lokacione në vend me qëllim shkatërrimin e grupit të organizuar për trafikim me emigrantë. Hetimi është hapur në dhjetor të vitit 2019, ndërsa gjatë këtyre muajve grupi ka trafikuar qindra emigrantë. MPB njofton se deri më tani 11 persona janë arrestuar , kurse një tjetër është në arrati.

“Transferimi i një personi ka kushtuar nga 500 deri më 700 euro. Organizatorë të grupit kriminel janë dy persona nga Bogdanci, baba e birë, si dhe një person nga Llojani dhe një tjetër nga Shkupi. Sot është zhvilluar aksion në 10 lokacione, në Shkup, Kumanovë, Shtip, Gjevgjeli, nga ku janë arrestuar 10 persona, ndërsa një pjesëtarë i grupit tash e një muaj është në paraburgim për kryerjen veprës së njëjtë”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, duke shtuar se ruta e trafikimit të emigrantëve ka qenë nga Greqia përmes Maqedonisë së Veriut drejt Sërbisë dhe vendeve evropiane.

Postime të ngjashme

Pendarovski për propozimin e Osmanit: Nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë në Kushtetutë

Z H

Spasovski në takim me shefat e sektorëve për punë të brendshme dhe punë kufitare

Z H

843 raste të reja me Covid në Maqedoni, vdesin 11 pacientë

Z H

Ministri Mariçiq nënshkroi rregullore për rritjen e pagave të policisë gjyqësore

Z H

Debat publik: Nevojitet vullnet më i madh politik për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore

Z H

Nga BB-ja 37 milionë euro shtesë në Projektin për lidhje përmes rrugëve lokale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...