MPB konfirmon lajmin e Zhurnalit: Kapet marihuanë me vlerë 150 mijë euro

Shkup, 23 korrik – Ashtu edhe siç njoftoi dje Agjencia e lajmeve Zhurnal për arrestimin e disa personave, e ndër to dhe baxhanaku i ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, MPB sot del me detaje për aksionin ku u kapën rreth 60 kg marihuanë me vlerë rreth 150 mijë euro.

 

Policia ka ndërprerë një kanal ndërkombëtar për trafikim të drogës, me ç’rast ka arrestuar pesë persona nga Gjevgjelia, Vallandova dhe Struga, nga të cilët dy ish-punonjës të MPB-së, dhe është konfiskuar marihuanë në vlerë prej rreth 150,000 euro.

Sipas informatave të MPB-së, personi D.D (38) nga Struga e ka sjellur marihuanën deri në Resnjë, prej ku me Opel Vectra një person me inicialet D.S e ka marë dhe është nisur drejt Gradskos.

Siç kumtoi MPB-ja, veprimi i kryer dje, është rezultat i një hetimi të filluar muajin e kaluar nga ana e Sektorit për polici kriminale dhe Sektori për shuarjen e krimit të organizuar dhe serioz, duke synuar personat e përfshirë në organizimin e dërgesave ndërkombëtare të marihuanës nga Shqipëria përmes territorit të vendi në Greqi, dhe organizatori i grupit kriminal të përfshirë në transportin ndërkombëtar të marihuanës është M.A. (50) nga Gjevgjelia.

Për të gjitha aktivitetet e ndërmarra, është njoftuar Prokurori Publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për GOKK, dhe pas kompletimit të të gjithë dokumentacionit kundër personave të përmendur, do të ngrihet një akuzë e përshtatshme penale për vepër penale sipas nenit 215 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut- Prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve për të cilët është paraparë dënim me burg prej së paku pesë vjet./Zhurnal.mk

Related posts

Avokati i popullit me rekomandime për listat për personat me aftësi të kufizuara për regjistrimin e ardhshëm

Redaksia

Seanca të tre komisioneve kuvendore

D V

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime familjeve Bejta, dhe Asani, njëherit bën thirrje për vaksinim masiv

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More