Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

MPB me detaje për aksidentin ku humbi jetën mjeku Trajçe Neshkovski

Shkup, 15 tetor, zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dalë me ​​informacione në lidhje me aksidentin e djeshëm në rrugën “Franklin Roosevelt” në Shkup, ku humbi jetën mjeku 32-vjeçar Trajçe Neskovski.

Siç thonë nga MPB, aksidenti ndodhi pasditen e djeshme në orën 16:45 mes një automjeti “Citroen” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga T.N. (32) nga Gostivari dhe një automjet “Opel” me targa të Strumicës, i drejtuar nga G.K. (34) nga fshati Prosenikovo, rajoni i Strumicës.

“T.N ka marrë lëndime të rënda trupore, me çka është dërguar në klinikën Nënë Tereza, ku edhe ka ndërruar jetë. Lëndime trupore ka marrë edhe G.K, i cili është dërguar në spitalin shtetëror ‘8 Shtatori’”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se është kryer hetim në vendin e aksidentit nga SPB Shkup dhe Prokuroria Publike, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për autopsi.

Ndryshe, mjeku Trajçe Neskovski ka punuar në departamentin e të sëmurëve me COVID-19 në spitalin për fëmijë në Kozle.

Për vdekjen e tij, dje shprehën ngushëllime edhe funksionarët qeveritar.

Postime të ngjashme

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

Milososki: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

R Zh

“Miqtë e Sharrit”/Hidrocentralet dëmtojnë natyrën

T E

Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...