MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme (27.08.2024) nga Sektori për siguri në komunikacion në periudhën prej orës 19:00 deri në ora 00:00, në kuadër të planit për shtim të prezencës policore dhe rritje të sigurisë në qytet, është zbatuar kontroll i përforcuar aksionar për sanksionimin e shkeljeve që bëhen nga drejtuesit e motoçikletave.
“Në aksion janë kontrolluar mbi 130 motoçikleta, si dhe janë sanksionuar 63 shoferë të tyre. Nga këta, 32 drejtues nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë drejtues kanë qarkulluar pa patentë shofer, 12 drejtues kanë kategori të papërshtatshme, dy motoçikleta nuk kanë qenë të regjistruara dhe një drejtues ka kaluar në semafor të kuq. Kontrollet e veprimit në kuadër të aksionit operacional do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me intensitet të shtuar”.