MPB me thirrje për maturantët: Festoni pa makina, alkool dhe lëndë narkotike

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Shkup, 15 maj – Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje maturantëve që të festojnë me përgjegjësi, të mos përdorin makinat, alkoolin dhe drogën. Nga MPB thonë se statistikat tregojnë se numri i aksidenteve rritet në ditët kur organizohen festimet e mbrëmjes së maturës.

“Në mbrëmjen e maturës pa makinë, pa konsumuar alkool, pa përdorur lëndë narkotike, pa prishur rendin dhe qetësinë publike”. Statistikat e trafikut tregojnë se numri i aksidenteve rrugore rritet në ditët kur organizohen festimet e mbrëmjes së maturës. Një pjesë e madhe e të përfshirëve në aksidente trafiku janë të rinj – të diplomuar në shkollën e mesme, të cilët më shpesh përfundojnë me lëndime të rënda trupore, dhe jo rrallë humbasin jetën”.

“Përgjegjësia për sjelljen devijante të disa maturantëve në trafik bie kryesisht mbi të rinjtë, por edhe mbi prindërit e tyre. Mos i lini fëmijët tuaj të shkojnë në mbrëmjen e maturës me makinë. Gabimet në trafik mund të jenë fatale. Prandaj: “Ndalohet makina në mbrëmjen e maturës!”, “Ndalohet konsumimi i alkoolit!”, “Ndalohet përdorimi i drogës!”, “Ndalohet prishja e rendit publik!””, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More