MPB: Ndalohet shitja dhe therrja e kurbanëve në sipërfaqe publike

Shkup, 15 korrik – Në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, Sektori për Punë të Brendshme – Shkup i informoi qytetarët se Sektori për parandalim këtyre ditëve do të realizojë më shumë takime pune me sektorin qytetar, në të cilat do të shprehet nevoja e respektimit të rregullativës ligjore dhe nënligjore për shitjen dhe therjen e kafshëve me rastin e festës, përfshirë edhe masat për mbrojtje nga përhapja e KOVID-19.

 

“Sektori për Punë të Brendshme Shkup thotë se sivjet me rastin e festës, shitja e gjedheve, për të cilën duhet të posedohet dokumentacion përkatës, do të bëhet vetëm në Tregun e gjedheve në fshatin Trubarevë, ndërsa shitja në lokacione të tjera si edhe therja e kafshëve në sipërfaqe publike, ndalohen dhe do të sanksionohen”, kumtuan sot nga MPB.

Nga Sektori për parandalim në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në cilësinë e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në komunat Gazi Babë, Çair, Shuto Orizare dhe Gjorçe Petrov do të shpërndahen fletushka për qytetarët me qëllim të informimit dhe edukimit të tyre.

Related posts

Vuçiq: Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë vëllazërore, sepse qytetarët e Maqedonisë nuk janë vetëm në këtë tragjedi

N E

Zv/komandanti i zjarrfiksave të Tetovës: Teksa po shuanim zjarrin po i nxjerrnim edhe viktimat nga Covid Qendra

D V

Në UT u intervistun studentët që kanë aplikuar për studim pa pagesë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com