Shkup, 7 prill – Sot (07.04.2024) rreth orës 17:00 në ndeshjen futbollistike në Konjare të Mesme, gjatë ndeshjes ndërmjet KF “BVK Konjare” dhe KF “Kumanovo”, njëzet minuta para përfundimit të ndeshjes ka pasur tentim të publikut vendas të përleshjes me lojtarët mysafirë. Tentimi është parandaluar nga ana e shërbimeve të cilat kanë siguruar ndeshjen dhe e njëjta është ndërprerë.
Gjatë intervenimit, nga ana e dy personave janë sulmuar pjesëtarët e Njësitit për Pozicionim të Shpejtë. Personat të cilët kanë kryer sulmin menjëherë janë arrestuar dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për F.S. (33) nga f. Haraçinë dhe N.J. (26) nga f. Haraçinë, kurse S.B. (40) është arrestuar për pjesëmarrje në përleshje.
Gjithashtu, rreth orës 18:00, gjatë kontrollit të automjetit “dacia duster”, pronë e F.S. kurse i drejtuar nga F.A. (34) nga f. Kondovë me bashkëudhëtarin A.R. (21) nga f. Kondovë, në bagazhin e automjetit është gjetur pistoletë.
SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.