Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MPB në krizë/ Ka mungesë të targave të regjistrimit për vetura

Shkup, 12 prill – Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme po përballet edhe me mungesë të targave për vetura, përshkak se tenderi i vitit të kaluar është anuluar dhe nuk është zgjedhur ofrues i ri në kohën e duhur, transmeton Zhurnal.

Kompania “Rade Konçar” deri në vitin e kaluar ishte përgjegjëse për përpunimin e targave të veturave, me marrëveshje të nënshkruar me MPB-në.

Nga kompania thonë se përshkak se ka përfunduar marrëveshja, ka edhe mungesë të targave të veturave. Në kohën e fundit, siç shtojnë nga kompania Rade Konçar, as nuk ka pranuar porosi për punim të targave, e as që ka patur mundësi ligjore të punojë gjëra të tilla.

Më 26 shtator 2020 MPB kishte publikuar furnizim publik të targave për vetura, por i njejti është anuluar. Në procedurën e përsëritur, Ministria madje në prill ka sjellë vendim për përzgjedhje të një ofruesi. Kompania “Rade Konçar” është eliminuar dhe paralajmëruan se të drejtat e tyre do të vazhdojnë t’i realizojnë përmes institucioneve përkatëse, dhe në korniza të rregullave.

Kompania njoftoi se është kompania e vetme vendore e cila ka investuar në teknologji të plotë për prodhim të targave të regjistrimit nga viti 1996.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...