Agjencia Zhurnal.mk.

MPB: Nga nesër qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

Nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat  e Regjistrimit të Automjeteve.

Pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, MPB njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga nesër në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës.

“Përderisa qytetarët të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

Related posts

Serbia liron zëvendës drejtorin e Policisë së Kosovës

Xh M

Kurti: Komiteti i Ministrave ta trajtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

D V

Rasti ‘’Reflektori’’ – aktakuzë ndaj gjashtë personave për blerje dhe shitje të narkotikëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy