Agjencia Zhurnal.mk

MPB: Një person shpërndan mesazhe të rrejshme në emër të Sekretares Shtetërore

Shkup, 20 prill, zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njofton publikun se ditëve të fundit një person i cili është prezantuar rrejshëm në emrin e Sekretares Shtetërore Magdalena Nestorovska në mënyrë elektronike ka shpërndarë deri tek disa persona fizikë dhe juridikë njoftime/ftesa për hetime.

MPB njofton se nuk përdorë komunikimin elektronik për shpërndarjen e njoftimeve/ftesave për nisjen e hetimeve. Njoftimet përkatëse dërgohen sipas procedurës të shkruara në letër. MPB u bën thirrje qytetarëve që të mos i hapin fare këto mesazhe elektronike.

Departamenti për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrinë e Brendshme tashmë ka marrë masat e duhura për të sanksionuar ligjërisht autorin e veprës penale.

Ka reaguar edhe sekretarja shtetërore me një shkrim në profilin e saj në Facebook ku konfirmon se është falsifikuar nënshkrimi i saj.

“Ju informoj se një letër e falsifikuar po qarkullon përmes postës elektronike. E njëjta nuk u dërgua as u nënshkrua nga unë, si Sekretar i Shtetit të Ministrisë së Brendshme. Është një falsifikim i madh për të shkaktuar shqetësime te qytetarët!”, shkruan Nestorovska.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...