Maqedoni

Zv. Ministri Nazim Bushi: Fal SHBA-ve po bëhet modernizimi i kapaciteteve brenda MPB-së

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor – Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme sot ka pranuar ndihma nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes programit ICITAP, ambasadorja e SHBA-ve në vend Kejt Meri Bërns dorëzoi pajisje dhe fonde në vlerë prej 163 mijë dollarëve me qëllim ballafaqimin më të lehtë të pjesëtarëve të MPB-së, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqit të Kuq me pandeminë e shkaktuar nga Covid, informon Zhurnal.

Ky donacion përbëhet nga gjeneratorë të energjisë elektrike, rezervuarë uji, reflektorë, termometra, dezinfektues, laptopë dhe gjëra të tjera me rëndësi.

Në pranimin e mjeteve prezent ishte edhe zv.ministri i punëve të brendshme Nazim Bushi, i cili u shpreh se SHBA-të janë partnerët më të fuqishëm në Maqedoninë e Veriut.

Ai faleminderoi SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Maqedonisë së Veriut në të gjitha fushat veçanërisht në polici, ku falë SHBA-ve janë realizuar reforma dhe janë modernizuar kapacitetet brenda MPB-së

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasada e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë partnerët më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha fushat, në veçanti në reformat e arritura në polici si një nga segmentet kryesore në avancimin e sigurisë nacionale, rajonale dhe globale.

Kisha kënaqësi të veçantë që sot bashkë me ambasadoren e SHBA-ve, znj.Kate Bërns, promovuam donacionin e radhës përmes programit ICITAP, program ky i SHBA-ve për pajisje dhe fonde me vlerë prej 163 mijë dollarëve me qëllim ballafaqimin sa më të lehtë të pjesëtarëve të MPB-së, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqit të Kuq me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. Ky donacion përbëhet nga gjeneratorë të energjisë elektrike, rezervuarë uji, reflektorë, termometra, dezinfektues, laptopë dhe gjëra të tjera me rëndësi.

Me këtë rast informova ambasadoren Bërns se Republika e Maqedonisë së Veriut falë bashkëpunimit dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar reforma dhe me këtë ka bërë modernizimin e kapaciteteve brenda Ministrisë së Brendshme”, është shprehur Bushi.

https://www.facebook.com/nbushiii/posts/121680286354800?__xts__[0]=68.ARDNzn_4JHxwC_al81SmGUsfX1AZsE582Vsrj37c1lYZhwyRVSi8X5bZ0izarcECjdQs9o-cW0H_Q26yXffnaMKF-tGDAMIVrtEc-gu0hoTo2i3XPXvieuQ5_dXb56r4KCS_ohXFE4JC6ywoWRFdDBN56m59K0WlmxTP7FhB3-kqs7m3wdmumAItDTo-JEYAN6htjTsNCqLAWn9xJg16BfstyFCWtcDCq9ATU2K1mJ4w52qxdv-wu6KZTYdAkCkABaZlUP0RfNgc9FvrGSP4CEj3rqJeHOtQ9I8dXVl_kjZ3usQUmE7fQnHbLs4I4PhCfYqxmfDyMgvj-MDE-lsA2c0&__tn__=-R

Postime të ngjashme

Tërpejca e Ohrit, destinacion tërheqës turistik edhe në ditët e vjeshtës

T E

Padi penale për ndërtim të paligjshëm tek Mavrovasja

XH,I

Koronavirusi i merr jetën ish kreut të komunës së Qendër Zhupë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...