MPB: Privohet nga liria një kontrabandues i emigrantëve

nga D V

Shkup, 6 dhjetor – Nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje dhe kontroll kufitar Bogorodicë në vendin e quajtur “Karaorman” në Gjevgjeli mbrëmë më orën 20 kanë privuar nga liria personin A.A. (27) nga Kosova.

Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrollit, në automjetin e tipit “Audi A3” me targa nacionale të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur katër emigrantë, njëri prej tyre nga Siria dhe tre nga Egjipti. A.A. është ndaluar në Stacionin policor Gjevgjeli, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën pranuese – transitore në Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More