Maqedoni

MPB reagon ndaj deklaratave të Jankullovskës: Kemi ndërmarë masa standarde

Zhurnal Ads

Shkup, 19 shtator – Pas arratisjes së Nikolla Gruevskit, policia tani po ndërmerr masa dhe e ndjek ish ministren e Brendshme Gordana Jankullovska, e cila ishte bashkëpunëtorja më e afërt e Nikolla Gruevskit. Policia i kontrollon të gjitha automjetet që kalojnë pranë ndërtesës në të cilën jeton ish ministrja e policisë dhe i kontrollon të gjitha bagazhet e tyre. Patrullat e policisë u angazhuan një ditë pasi që Gjykata Supreme njoftoi se është vërtetuar dënimi i Jankullovskës me burg prej katër viteve për blerjen e Mercedesit luksoz për ish shefin e Qeverisë. Jankullovska përmes Fejsbukut pohon se nuk ka ndërmend të arratiset.

Nuk ka nevojë për spektakle, rrethim të ndërtesës në të cilën jetoj, shqetësim dhe bastisje të fqinjëve. Nëse dikush më kërkon unë jam në shtëpi dhe as që më bie ndërmend të arratisem diku. Asgjë nuk është më e çmueshme sesa secili moment i kaluar me familjen”-shkruan Gordana Jankullovska.

Nga MPB-ja shprehen se janë në pritje të urdhrit nga gjykata.

„Jemi duke ndërmarrë masa dhe aktivitete standarde operative policore, ndërsa ende nga gjykata nuk kemi marrë kurrfarë urdhri për shoqërimin e G.J. Kur do të marrim urdhër nga gjykata, do të veprojmë. Për të gjitha informacionet tjera është kompetente gjykata”.

Megjithatë, është e gjatë procedura derisa Jankullovska të gjendet prapa grilave. Për këtë rast me dy vite burg u dënua edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, por ai në vend se të paraqitet në burg, u arratis në Budapest. Kush e ndihmoi gjatë arratisjes ende mbetet e paqartë, ndërsa nga policia në atë kohë deklaronin se Gruevski nuk është ndjekur sepse askush nuk ka dyshuar se ai mund të arratiset. Për këtë rast në burg gjendet vetëm ish ndihmësi i Jankullovskës, Gjoko Popovski i cili u dënua me katër vjet e gjysmë burg.

Related posts

Dimitrov takoi ambasadorin Timonie, u diskutua për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare

T E

Mësimi me prani fizike pritet të realizohet në shumë pak shkolla

T E

Shahpaska: Nënat me pushim të vazhduar të lindjes nuk janë grup rreziku

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...