MPB: Sanksione për parregullësi në kryerjen e transportit publik me autobusë

nga Xh M

Shkup, 13 tetor – “Nëpunës policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracione sot rreth orës 05:00 në Pikë Pagesën “Ramanli – Kumanovë kanë ndaluar dhe kanë kryer kontrollë në autobusin “mercedes” me targa të Sllovenisë, pronë e subjektit juridik, i drejtuar nga XH.R. (42) nga f. Bajramovci-Dibër, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi në momentin ka shfrytëzuar kartelë të huaj për shënim në komunikacionin rrugor”, informojnë nga MPB-ja.

Për rastin është informuar Inspektorati Shtetëror i Transportit, i cili ka shqiptuar gjobë në bazë të nenit 60 paragrafi 1 nga Ligji për orarin e punës të punëtorëve mobil në komunikacionin rrugor dhe të pajisjeve për shënim në shumë prej 1.000 eurove.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More