MPB sanksionoi 168 vozitës në Shkup

Shkup, 30 shtator – Në territorin e Qytetit të Shkupit, gjatë aksioneve kontrolluese në fushën e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 168 masa, mes të cilave për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar 20 sanksione, 24 për vozitje pa patent shofer, tetë kundërvajtje që i shkaktojnë ngasësit e motoçikletave. Janë shqiptuar gjashtë masa për përdorim të telefonit celular, tetë për mosrespektim të ofrimit të përparësisë në kalim, 62 për parkim të parregullt, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB theksuan se vazhdojnë kontrollet e përforcuara të aksionit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, porosisin nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

Related posts

Mbytet një shqiptar nga Kosova në plazhin e Durrësit

D V

Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë

D V

Raportohen tre të zhdukur në 24 orët e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More