Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MPB së shpejti bëhet me laboratori moderne për forenzikë

Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – MPB do të bëhet me një ndërtesë krejtësisht të re për nevojat e repartit për ekspertiza dhe hetime kriminalistiko – teknike. Përfitim do të ketë edhe sistemi juridik sepse shërbimet që i ofrojnë laboratoritë forenzike janë kyçe në të gjitha procedurat e Prokurorisë, por përfitim më të madh kanë qytetarët, informon Zhurnal.

Hapësirat e reja do të sigurojnë hapësirë të mjaftueshme për magazinim, trajtim, përpunim dhe arkivimin e dëshmive, që do të mundësojë zbatim të drejtë të procedurave operative dhe sistemeve për kontroll në përputhje me propozimet e dhëna, me çka do të konfirmohen dhe bazat për akreditim të laboratorisë sipas standardeve të BE-së.

Sipas ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski, koncepti i tillë i shërbimeve të forenzikës, njëherit do të mundësojë dhe pjesmarje pa pengesë në projektet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe thellim të bashkëpunimit me shërbimet forenzike nga rajoni dhe BE.

“Formimi i ekupeve të përbashkëta forenzike, të cilat do të punojnë në përputhje me procedurat e harmonizuara dhe standardizuara, do të rezultojë në efikasitet të rritur dhe efektivitet në veprimet hetuese dhe zbuluese”, ka deklaruar ministri Spasovski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...