Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MPB: Secili qytetar viktimë e “Dhoma Publike” të denoncojë në polici

Shkup, 27 janar – Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ndërmori masa për zbardhjen e rastit “Dhoma Publike”, thonë nga MPB.

I bëjnë thirrje çdo qytetari që është viktimë e keqpërdorimit të tillë që të denoncojë në stacionin më të afërt të policisë, ndërsa MPB në koordinim me prokurorinë ndërmori masa adekuate.

“Do të vazhdojmë edhe me përpjekjet intensive që të realizohet edhe komunikim direkt me platformën Telegram e cila deri më tani demonstroi mbyllje të tërësishme për bashkëpunim me qeveritë e shteteve nga cilatdo shtete. Kuptohet se i shfrytëzojmë të gjitha aktivitetet tjera të cilat i kemi në dispozicion për zbardhjen e këtij rasti”, theksojnë nga MPB.

“Grupi publik” përsëri u aktualizua këto ditë pasi ishte zbardhur se në rrjetin social Telegram mbi 5.600 anëtarë të grupit shpërndajnë fotografi, profile nga rrjetet sociale, të dhëna personale, adresa dhe numra të vajzave.

Grupi i parë i këtillë në rrjetet sociale ishte zbuluar para një viti, kur ishin zbuluar rreth 7.000 shfrytëzues të cilët shkëmbenin fotografi eksplicite të vajzave, prej të cilave disa edhe minorene.

Policia atëherë njoftoi se grupi “Dhoma Publike” pas masave të ndërmarra është shuar. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...