Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MPB u bën apel qytetarëve për kujdes: Mashtrues kërkojnë para prej më të moshuarve për gjoja aksidente trafiku

Shkup, 19 tetor, zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme sot u bëri apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në komunikimin me persona të panjohur, që zakonisht bëhet përmes telefonit, të mos bien pre e mashtrimeve në të cilat ofrohen shërbime të rreme, të kontrollojnë të dhënat para se të bëhen viktima të mashtrimit dhe mos u japin para mashtruesve.

MPB kumtoi se mashtrimet e raportuara nga qytetarët në buletinin ditor po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe ato kryesisht drejtohen ndaj të moshuarve.

Të gjitha rastet e dyshimta, Ministria apelon që menjëherë të denoncohen në numrin pa pagesë 192.

“Metoda e mashtrimit është me thirrje telefonike të mashtruesve tek të moshuarit, duke paraqitur në mënyrë të rreme fakte se djali ose vajza e tyre ka shkaktuar aksident automobilistik në të cilin është shkelur një fëmijë, dhe autori i krimit, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si dëshmitar ose zyrtar , u premton atyre se për një shumë të caktuar parash ai mund të ndihmojë pjesëmarrësin e pretenduar në aksidentin e trafikut të mos shkojë në burg”, informojnë nga MPB.

Potencojnë se ka raste kur mashtruesit mashtrojnë viktimat se po flasin në telefon gjoja me fëmijën e tyre, i cili me një zë të shqetësuar u thotë atyre të bëjnë atë që kërkohet prej tyre.

Duke vepruar kështu, mashtruesit i bindin palët e dëmtuara për të siguruar mjetet e kërkuara në një kohë të shkurtër, të cilat do të merren nga autorët e krimit. Nga njohuritë operacionale të Ministrisë së Brendshme, mashtruesit veprojnë në të njëjtën mënyrë në Bullgari dhe vendet e tjera fqinje.

Nga MPB informojnë se janë ndërmarrë aktivitete dhe masat për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve të denoncuar për mashtrime.

Postime të ngjashme

Ju del “error” në numrin amë gjatë regjistrimit? Ja si ta tejkaloni pengesën

T E

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

R Zh

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...