MPB: Vrasje e dyfishtë në Shkup – vëllai vret vëllanë dhe bashkëshorten e tij!

nga Redaksia

MPB-ja ka njoftuar se sot në orën 12.30 në Policinë e Shkupit është denoncuar se në fshatin Stajkovcë, në tarracë dhe në shkallët e shtëpisë familjare me lëndime në kokë janë gjetur 57-vjeçarja me iniciale S.K dhe bashkëshorti I saj 64-vjeçar me iniciale V.K.

Policia njofton se në vendngjarje, mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e gruas kurse bashkëshorti I saj ka ndërruar jetë në Spital rreth orës 14.00.

Buletini policor thotë se dorasi dyshohet të jetë vëllai I viktimës, I cili është vetëplagosur me thikë.

“Zyrtarë policor të Stacionit Policor në Gazibabë dhe Policia intervenuese të plagosur e kanë gjetur 67-vjeçarin L.K, i cili ka patur probleme shëndetësore. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Mediat maqedonase njoftojnë se raportet e përkeqësuara familjare kanë qenë shkaqet që kanë rezultuar me dy viktima. Vëllai vret vëllanë dhe bashkëshorten e tij, kurse vrasjes i ka paraprirë një përplasje e ashpër verbale që ka zgjatur disa ditë.

Sipas njoftimeve të dëshmitarëve okular vrasja është kryer me shufër metalike, e cila ka qenë fatale për jetën e dy personave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More